Osmani thotë se fotografisë së Thaçit vetëm ia ka ndërruar vendin

04 shkurt 2020 | 14:09

Kryetarja e Kuvendit Të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar raportimet e fundit në lidhje me heqjen e fotografisë se presidentit aktual Hashim Thaçi duke e zëvendësuar me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka deklaruar se fotografia e presidentit Thaçi gjendet akoma përbrenda zyrës, siç tha ajo se është ndryshuar vetëm vendi, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka potencuar se ligji për simbole nuk e përcakton se ku duhet të caktohet, ajo duhet të jetë vetëm brenda institucionit.

“Ka arsye se e njoh shumë mirë ligjin. Në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit aktual ndodhet në kabinet por vetëm është larguar në ballë. Është akoma përbrenda zyrave të Kuvendit. Ligji për simbolet nuk e përcakton se ku duhet të caktohet por vetëm brenda institucionit. Do të shihni se ku është bërë zhvendosja .Është një ndryshim por assesi zhvendosje në shpërpushje me ligjin. Presidenti Rugova ka qenë figura politike që ka inspiruar dhe inspiron. Për me tepër se Rugova është arkitekti i shtetit”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat më 8 gusht të 2018-ës pagoi shifrën…