Osmani uron Sierra Leonen në Ditën e Pavarësisë

28 prill 2024 | 08:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Pavarësisë ka uruar shtetin e Sierra Leones.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shprehu urimet për shtetin e Sierra Leones si dhe për presidentin Julius Maada Bio.

“Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira Presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. E ardhmja të mbajë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj të gjallë”, ka shkruar Osmani në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukrainasit prej fillimit të luftës, vazhdimisht kanë përdorur dronët kundër…