Osmani: Vettingu, parakusht për funksionim të sistemit gjyqësor

22 maj 2020 | 18:11

Procesi i vettingut në sistemin gjyqësor është parakusht thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit, ka thënë kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një takim me ambasadoren e Suedisë në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës, Osmani ka potencuar rëndësinë e rishikimit funksional të sistemit gjyqësor “ku do të përfshihej edhe procesi i vettingut”.

Osmani ka thënë në takim me ambasadoren Karin Hernmarck Ahliny se ajo do të përkrahë çdo nismë lidhur me vettingun në drejtësi.

Çështja e vettingut në drejtësi ka ngjallur debat të ri në Kosovë, pasi i propozuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë, Selim Selimi, paralajmëroi se nëse ai bëhet ministër nuk do të ketë vetting. Megjithatë, këtë javë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në Deskun e KOHËS tha se paralajmërimet e Selimit në Interaktiv kanë dalë nga konteksti. Gashi kishte shtuar se “LDK-ja do të vazhdojë çdo punë të mirë” kur ishte pyetur se a do të vazhdonte iniciativa e ndërmarrë nga Qeveria Kurti për procesin e vettingut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës, Kadri Veseli e ka…