Osmani viziton shtabin e përgjithshëm të FSK-së në përmbyllje të vitit

31 dhjetor 2025 | 14:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të mërkurën shtabin e përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të përmbylljes së vitit.

Sipas njoftimit zyrtar, ajo është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, së bashku me stafin e shtabit të përgjithshëm.

Gjatë vizitës presidentja është informuar për aktivitetet dhe angazhimet që FSK po realizon në të gjitha fushat e veprimit dhe kapacitetet e saj.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e FSK-së për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të vendit, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka uruar që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve dhe i arritjeve të reja në të gjitha fushat e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2026, Barcelona do të mbajë zgjedhjet e radhës…