OVL-UÇK falënderon protestuesit: paralajmëron veprime të reja nëse institucionet nuk reflektojnë

30 mars 2026 | 14:32

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme.

Përmes, një postimi në rrjetin social Facebook”, nga kjo organizatë ka thënë se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave të tyre, aktiviteti kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të sotme, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Njëherit, njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, ka shkruar OVLUÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka formuar Komisionin për Vlerësimin…