OVLUÇK-ja i dërgon letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

24 korrik 2025 | 14:49

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka dërguar një letër drejt ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përmes të cilës, ka kërkuar sigurimin e menjëhershëm të mjeteve të nevojshme financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Hagë.

Në këtë letër, kjo OVLUÇK-ja ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e mbështetjes financiare institucionale për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, është thënë në letrën e OVLUÇK-së.

Letra e plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Gjykata Speciale, nëse ka synim të ndajë drejtësinë,…