OVLUÇK-ja kërkon rivlerësim të procesit të verifikimit të veteranëve të luftës

19 shtator 2018 | 16:41

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një konference për media të mërkurën kanë thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë shkelje ligjore me nxjerrjen dhe publikimin e listës së veteranëve përfitues në mënyrë të kundërligjshme.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucat, ka thënë se prokuroria duke bërë publike listat e 20 mijë e 238 veteranëve, i ka shpallur ata të dyshuar duke mos u dhënë mundësinë që të mbrohen dhe sfidohen me prova.

Ai përmes konferencës për media ka kërkuar rivlerësim të këtij procesi.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të filloj rivlerësimin e të gjithë këtij procesi me anë të një komisioni i cili do të punoj të bazë të kritereve të sakta të përcaktuara me ligjin e Veteranëve të Luftës së UCK-së. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe prokuroria do të lirohet në punën e saj”, ka thënë Gucati.

Ai gjithashtu kërkoi që të gjithë ata veteranë të cilët janë në listat e publikuara të mos ndërmarrin asnjë masë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur Ledri Vula është emëruar nënkryetar i Z…