OVLUÇK-ja organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit

29 dhjetor 2025 | 14:23

Nesër (e martë), me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVLUÇK-ja do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për liri.

Aktiviteti nis në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te komandanti legjendar Adem Jashari, ndërsa homazhe do të mbahen edhe në lokacione të tjera nëpër qytetet e Kosovës.

OVL-UÇK-ja ka ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë kujtese dhe nderimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti legjendar uruguaian, Edinson Cavani, i ka dhënë fund karrierës…