OVLUÇK-ja u dërgon letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja
07 maj 2026
| 12:35
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot, zyrtarisht, u është drejtuar ambasadave mike në Kosovë me një letër apeli për ruajtjen e besimit në drejtësinë ndërkombëtare.
“Përmes kësaj letre, OVLUÇK kemi shprehur shqetësimin lidhur me zvarritjet dhe zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që drejtësia ndërkombëtare të mbetet e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me standardet universale të të drejtave të njeriut”.
“OVLUÇK vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të shteteve mike ndaj Kosovës dhe beson se ruajtja e besimit në drejtësi është jetike për paqen, stabilitetin dhe partneritetin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e OVLUÇK-së.



