OVLUÇK-ja: Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Besim Kelmendi është intervistuar si dëshmitar për masakrën e Reçakut

19 nëntor 2025 | 12:42

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Kosovës, Besim Kelmendi është intervistuar nga Prokuroria Speciale, që sipas OVLUÇK-së, për të dëshmuar lidhur me masakrën e Reçakut.

Kjo organizatë ka theksuar se kjo situatë është e tmerrshme dhe se kjo situatë është jashtëzakonisht serioze.

“Është e tmerrshme që kryeprokurori i Kosovës, sipas dëshmive, më 16 qershor ka qenë në Reçak në anën e palës serbe, në kohë kur aty kryheshin krime ndaj civilëve shqiptarë. Kjo situatë është jashtëzakonisht serioze”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

Reagimi i plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin më të thellë pas konfirmimit se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar lidhur me Masakrën e Reçakut, njërën nga krimet më të rënda të kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës.

Me këtë ftesë u vërtetua se z. Kelmendi, në kohën e masakrës, ka qenë asistent i gjyqtares famëkeqe Danica Marilovic, e cila “hetonte” ngjarjen nga perspektiva e regjimit serb, duke tentuar ta relativizonte atë, siç duket, duke e pasur në krah z. Kelmendin.

Është e tmerrshme që kryeprokurori i Kosovës, sipas dëshmive, më 16 qershor ka qenë në Reçak në anën e palës serbe, në kohë kur aty kryheshin krime ndaj civilëve shqiptarë. Kjo situatë është jashtëzakonisht serioze.

OVLUÇK vlerëson se organet përgjegjëse duhet ta shkarkojnë menjëherë nga detyra dhe ta përjashtojnë nga sistemi i drejtësisë, sidomos pas kësaj ftese të Prokurorisë Speciale.

Pavarësisht se z. Kelmendi është ftuar si dëshmitar, perspektiva e tij dëshmuese buron nga ana e regjimit të Millosheviqit, dhe çfarëdo që të deklarojë sot, Kosova nuk mund të ketë kryeprokuror që ka punuar për Danicën në kohën kur ajo përpiqej të shkatërronte të vërtetën e Reçakut, edhe pas jehonës që i dha ambasadori Walker.

Kjo ftesë e Prokurorisë Speciale është dëshmia kryesore mbi të cilën Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet ta përjashtojë menjëherë nga sistemi bashkëpunëtorin e Danicës.

Si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeprokuror, z. Kelmendi e ka shansin që para gjykatës të dëshmojë drejt për këtë masakër dhe sadopak të lehtësojë turpin që e mbulon si shërbyes i një regjimi që masakroi popullin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin…