Ozili: Ronaldo u zemërua kur u largova nga Reali

20 nëntor 2018 | 11:24

Mesfushori Mesut Ozil ka bërë me dije se ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ishte zemëruar kur ai kishte vendosur të transferohet në Arsenal.

“Shitja e Ozilit është një lajm shumë i keq për mua.Ai ishte lojtari që më njihte më së miri dhe i kuptonte lëvizjet e mia para portës. Jam i zemëruar që Ozili po largohet”, ishte reagimi i Ronaldos ndaj lajmit për largimit e Ozilit, sipas këtij të fundit.

“Në fundjavë unë isha shumë i sigurt se do të qëndroja në Real Madrid, por pastaj e kuptova se unë nuk kisha aspak besim në trajnerin e skuadrës, në bordin drejtues, apo në projektin që ishte planifikuar për vitet e ardhshme. Unë jam lloji i lojtarit që ka nevojë për ta ndierë besimin e të tjerëve dhe këtë gjë e ndieja nga Arsenali. Për këtë arsye vendosa t’i bashkohem këtij klubi”, ka deklaruar Ozil.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka përkujtuar ish-zyrtarin…