Basha përkujton Olldashin

20 nëntor 2018 | 11:24

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka përkujtuar ish-zyrtarin e lartë të kësaj partie, Sokol Olladashi, i cili kishte humbur jetën tragjikisht pesë vite më parë.

“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, ka shkuar Basha në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të…