Për nder të Ditës së Flamurit organizohet panairi tradicional “Blej Shqip”

20 nëntor 2018 | 11:22

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë do të organizojnë panairin tradicional “Blej Shqip” 2018 për nder të ditës së flamurit.

Ky panair tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

“Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për të qenë pjesë e panairit ju lutem të kontaktoni në Komunën e Prishtinës duke e dërguar një e-mail: [email protected], dhe të shkruani emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit, specifikuar llojin e biznesit dhe produktet me të cilat dëshironi të merrni pjesë. Vërejtje: Fermerët e tregut mobil lajmërohen te koordinatori i tregut. Rezervimi i hapësirës do të konfirmohet dy ditë para hapjes së panairit me telefon dhe po ashtu do t’iu caktohet numri rendor i tezgës ku do ti ekspozoni produktet”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në orën 24:00

Pjesëmarrja në panair është pa pagesë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare…