Ozili vazhdon me Arsenalin

31 janar 2018 | 14:13

Reprezentuesi i Gjermanisë, Mesut Ozil ka nënshkruar kontratë të re për tri vite e gjysmë me Arsenalin.

Mesfushori do të bëhet futbollisti më i paguar në histori të klubit me 350 mijë euro në javë, raporton “Bbc Sport”. Marrëveshja e finalizuar të mërkurën u jep fund spekulimeve rreth të ardhmes së Ozilit, i cili do të qëndroj deri në verën e vitit 2021 në “Emirates Stadium”. Ozil në Arsenal u transferua nga Real Madrid më 2013, për 42.4 milionë funte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BERLIN/KOPENHAGEN/PRISHTINË, Në fund të marsit 2018, aviokompania e pavarur gjermane,…