
“Pa çlirimtarët nuk ka shtet”/ Çdogjë gati për protestën në Tiranë
Protestues nga qytete të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Evropa tanimë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, ku pas disa orësh nis protesta “Drejtësi për çlirimtarët”.
Ata kërkuar të lirohen çlirimtarët pasi po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Sami Hoti nga Rugova e Gjakovës kanë vendos të vinë në protestë për shkak të padrejtësisë ndaj çlirimtarëve.
“Të lirohen sa më shpejt se po mbahen padrejtësisht dhe u bëj apel të gjithë shqiptarëve, ai që e ndien vetën shqiptar të na bashkëngjiten në këtë protestë”, tha ai.
Muhamet Beqiri nga Skenderaj tha se sot i madh e i vogël duhet të jetë në këtë shesh të mrekullueshëm për këtë protestë të mrekullueshme.
“Mesazhi i im dhe i gjithë këtyre sa më shpejt të lirohen të pafajshmit, le të arrestohen udbashat që kanë vrarë e kanë masakruar”, tha ai.
E qytetari nga Tirana, Aliu ka thënë se ka dal në këtë protestë për gjakun e shqiptarëve.
“Të lirohen ushtarët e UÇK-së. Nuk kam ardhur për politikanët se këta janë të gjithë të korruptuar por kam ardhur për gjak shqiptar”, tha ai.
Kurse, një qytetar nga Vushtrria tha se popullit të Kosovës është duke iu bërë padrejtësi, pasi nëse dënohet UÇK-ja dënohet i gjithë populli shqiptar.
“Jemi në përkrahje të çlirimtarëve, fal tyre sot Kosova po gëzon lirshëm, fal tyre fëmijët shkojnë në shkollë lirshëm, fal tyre çdo infrastrukturë, çdo arritje që është bërë fal tyre, duke fillua prej policisë, ushtrisë prej të gjithave i kemi fal çlirimtarëve….një herë e përgjithmonë të vendoset drejtësia në vend. Pa luftës kemi pas padrejtësi ndaj Haradinajt, Limajt pas andej ka ndodhur gjykata e UNMIK-ut që ka qen inkriminuese, e padrejtë, tani EULEX, tash një gjykatë e specializuar me urdhër me dëshmitë të falsifikuara nga Serbia”, tha ai.
Besim Nika, i cili ka ardhur nga Belgjika, tha se nuk ka shtet pa çlirimtarët.
“Ata janë gjithçka për Kosovën, ata janë arkitektët e Ushtrisë Çlirimtare, ne pa ata as si shtet nuk jemi të formuar si duhet. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ata. …që ata të jenë sa më shpejt në mesin tonë se në fakt ata na kanë vjedh, kemi presidentin, dy kryetar të kuvendit, deputet, ata janë kreu i shtetit, nuk ka shtet pa ta. Ju e shini sot, s’kemi qeveri, s’kemi kuvend, pa çlirimtarët nuk ka shtet, Kosova nuk jeton pa ta”, tha ai.
Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media kanë njoftuar se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë.