Pa gjymtyrë e pa proteza, pacientët në pritje qe dy vjet

27 prill 2018 | 09:06

Klinika Ortoprotetike ka dy vjet që nuk është furnizuar me proteza për pacientët që ju mungojnë gjymtyrët e trupit.

Janë mbi 2,500 pacientë në vit që kërkojnë të marrin shërbime në këtë klinikë, të cilëve u mungojnë gjymtyrë, e që kryesisht janë invalidë të luftës.

Shumë nga ta, pas luftës kanë shkelur në mina, disa gjymtyrët i kanë humbur gjatë luftës, e të tjerë në aksidente komunikacioni apo edhe probleme shëndetësore.

“Për momentin jemi pa material dhe jemi në pritje. Ndihma me proteza të gjymtyrëve të poshtme kemi vendosur shumë, por kohët e fundit kemi mungesë materiali. Pacientët kanë shumë nevojë për këtë shërbim”, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, Lulzim Geci, drejtor i shërbimit klinik të ortoprotetikës.

Geci tregon se protezat për të cilët pacientët kanë nevojë janë të shtrenjta.

“Materiali është i shtrenjtë. Një protezë nën gju është rreth 1,500 euro derisa mbi gju mbi 2,000 euro. Të gjitha i ka mbuluar Ministria e Shëndetësisë, pacientët i marrin pa pagesë atëherë kur ka”, ka deklaruar Geci.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, i thënë “Radios Evropa e Lirë” se ka dy vjet që këtë klinikë nuk kanë pasur mundësi ta furnizojnë, për shkak se është anuluar tenderi për furnizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 19-vjetori i masakrës së Mejës së Gjakovës, ku…