Paçarizi: Propozimi për votë të fshehtë s’po kalon veç për një votë, kjo është e kurdisur nga LVV

07 maj 2025 | 22:22

Opinionisti Rrahman Paçarizi vlerësoi se propozimi për votim të fshehtë ne Kuvend është proces i kurdisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Është hera e tretë ose e katërt që propozimi për mënyrën e ndërrimit të votimit në Kuvend nuk kalon për një votë. Dhe kjo është e kurdisur nga LVV sepse sot kanë qenë 113 deputetë dhe kanë qenë 56 vota pro. D.m.th. kur po vyn me qenë 56, nuk janë, është për një mangu, dhe krejt kjo kurdiset prej Vetëvendosjes e cila nuk i ka votat as për ta kaluar Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, e rrjedhimisht as për ta bërë qeverinë”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Paçarizi më tej shtoi se i vjen për pozicionin në të cilin Vetëvendosje e ka vendosur Albulena Haxhiun, “ku ajo është shndërruar në një objekt sulmi nga kundërshtarët politikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati kryesor i Kadri Veselit, Rodney Dixon sot gjatë ditës…