“Paçi fat”- Trump jep lajmin: SHBA do t’i japë fund sanksioneve ndaj Sirisë

14 maj 2025 | 12:20

Presidenti Donald Trump thotë se planifikon t’i japë fund sanksioneve ndaj Sirisë, pas bisedimeve me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman dhe udhëheqësin turk, Tayyip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, deklaratat e Trump vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë zbuloi se presidenti amerikan do të takohet nesër me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.

Trump tha se sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të ish-diktatorit Bashar al Assad, ishin “brutale dhe paralizuese”, por kryenin një “funksion të rëndësishëm” në atë kohë.

“Por tani është koha e Sirisë për të shkëlqyer. Është koha për të shkëlqyer. Po i heqim të gjitha,” tha Trump. “Paç fat Siri, na trego diçka shumë të veçantë”, shtoi ai më tej.

Dje, Trump la të kuptohej se mund ta “ndihmonte Sirinë” sepse sanksionet aktuale mbi vendin “nuk u japin atyre shumë përparësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar ashpër pas njoftimit…