Pacolli: BE-ja dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë

21 qershor 2019 | 23:13

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për anulimin e takimit të Parisit, që ishte paraparë të mbahet më 1 korrik.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se BE-ja dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se me shtyrjen e këtij takimi vonohet edhe arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Takimi i Parisit po shtyhet, me këtë vonohet edhe arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian. Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opcion real. Na vije keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se…