Pacolli dënon sulmet vetëvrasëse në Kabul e Kandahar

30 prill 2018 | 17:21

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur pikëllimin e thellë dhe ka dënuar në mënyrën më të ashpër sulmet e koordinuara vetëvrasëse, që ndodhën në kryeqytetin e Afganistanit – Kabul dhe qytetin tjetër Kandahar, duke lënë të vdekur rreth 35 pesë persona, në mesin e tyre 9 gazetarë e fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

“Jam i trishtuar nga sulmet barbare dhe të pamëshirshme, që ndodhën sot në Kabul dhe Kandahar dhe gjakderdhjen e madhe që shkaktuan, duke lënë të vdekur dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe fëmijë, gazetarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Kosova qëndron me popullin dhe Institucionet afgane në këto momente të rënda për vendin dhe të vështira për popullin dhe ri-thekson angazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e saj të plotë për mposhtjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm së bashku me vendet anëtare të Koalicionit Global. Ky ishte një sulm i ulët dhe qyqar kundër demokracisë, vlerave njerëzore dhe fjalës së lirë. I përcjell ngushëllimet e thella familjarëve të viktimave dhe të të afërmeve të tyre, duke përfshirë atyre të gazetarëve të guximshëm, të cilën po e kryenin punën e tyre të vështirë”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), i ka dhënë përkrahje…