Pacolli dënon sulmin vetëvrasës në Kabul

22 prill 2018 | 12:33

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh, ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin vetëvrasës në Kabul të Afganistanit, ku kanë humbur jetën më shumë se 31 persona.

“Jam i trishtuar dhe e dënoj me fjalët më të ashpra sulmin vetëvrasës ndaj turmës së njerëzve, përderisa ata po prisnin për tu regjistruar për votim, sulm ky, që sipas raportimeve të para mori jetën e më shumë se 31 njerëzve dhe la të plagosur më shumë se 50 të tjerë. Familjarëve të viktimave i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërbim sa më të shpejtë”.

“Ky ishte një sulm kundër vendosjes së demokracisë, si vlerë e çmueshme e qeverisjes përmes votës së lirë. Kosova mbetet e vendosur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe do të punojë fuqishëm me shtetet aleate dhe partnere për ta parandaluar të keqen kudo dhe ndaj kujtdo që ajo mund të ndodh”, ka thënë Pacolli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra hungarezë kanë protestuar për të dytën fundjavë me radhë…