Pacolli: Duhet të mbetemi në opozitë

21 nëntor 2019 | 23:33

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nëse e kalojnë pragun zgjedhor, preferojnë të mbesin në opozitë.

“Nëse e kalojmë pragun, jam i mendimit që duhet të mbetemi në opozitë dhe të japim kontributin tonë nga bankat e opozitës”, deklaroi Pacolli për RTV Dukagjinin.

Ndërkaq duke folur  për koalicionin me Nismën, Pacolli ka deklaruar se një grup parlamentar i përbashkët do të ishte i mirëseardhur, mirëpo nëse kanë ide të kundërta edhe mund t’i ndajnë rrugët.

“Do të shohim cilat janë synimet e Nismës dhe ato të AKR-së. Nëse ka elemente për bashkëpunim, ne do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Nuk besoj se do të ketë diçka të keqe që ne të kemi një grup parlamentar të përbashkët. Mirëpo nëse e shoh se Nisma ka një synim tjetër, ne nuk do të prishemi, por do të ecim në rrugën tonë, ata në të tyren”, ka deklaruar Pacolli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që prej fillimit të krizës emigratore…