Pacolli fajëson komisionerët e LDK-së: I privuan vëzhguesit tanë të qëndrojnë afër kutive të votimit

19 shkurt 2021 | 01:17

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur pakënaqësi lidhur me numërimin e vota, në disa qendra të vendvotimit.

Pacolli tha se disa persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë qenë komisionerë të LDK-së, i kanë privuar vëzhguesit e paktë të AKR-së, të qëndrojnë afër kutive të votimit.

Pacolli, ka fajësuar edhe kryetarin e degës së LDK-së, në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, që i ka larguar vëzhguesit e AKR-së, nga kutitë.

Sipas tij, këta janë vetëm disa persona të papërgjegjshëm, dhe se nuk e fajëson partnerin e saj, LDK-në.

“Ne do ta zgjidhim problemin, vetëm duhet që KQZ-ja, që disa, ose shumë kuti, t’i rihap, dhe të rinumërohen, ka pasur komisionerë të papërgjegjshëm, të cilët në momentin e rinumërimit për kandidatë, e kanë bërë me qëllim ose pa qëllim, gabime trashanike, duke anulu shumë vota për AKR-në, dhe duke ia verifiku dikujt tjetër, këtë e kemi vërejt, dhe kemi dëshmi, nga votuesit, të cilët kanë thënë, se në atë vendvodtim kam votu, dhe se votat e tyre nuk janë aty. Në momentin e caktuar ne do ta dërgojmë në vendin e duhur, dhe besojmë që KQZ do të marr vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve. Ne kemi pasur pak vëzhgues, dhe ata pak vëzhgues që kemi pasur, janë privuar që të qëndrojnë afër kutive, janë privuar nga komisionerë të LDK-së. Prej listës së KQZ-së, mund të dalin edhe emrat. Këtu nuk e fajësojmë partnerin tonë, por i fajësojmë disa persona të papërgjegjshëm. Muharrem Sfarqa, ka thënë se ju nuk duhet të jeni aty, dhe se ne jemi marr vesh me AKR-në, a ka qenë tentativë e tij që të ndodh diçka, nuk e di”, u shpreh Pacolli në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka deklaruar se në rast se…