Pacolli: I kemi emrat e vendeve që Serbia po i furnizon me armatim kundër Kosovës

23 korrik 2018 | 14:19

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se njëra nga qendrat e diplomacisë së Serbisë ofron armë në vende të largëta të botës për të lobuar kundër Kosovës.

Pacolli ka thënë se i di emrat e disa prej këtyre shteteve por nuk do t’i publikojë.

“Kemi të dhëna se një prej bazave të lobimit të diplomacisë serbe është ofrimi në kompensim të armëve. U konfirmuan dje shqetësimet e mia. Ne jemi duke studiuar mënyrën si ta kundërshtojmë këtë iniciativë që e kanë marrë serbët që janë duke lobuar në mënyrë të egër. Nuk na dekurajon, sepse është e drejta jonë të ecim përpara që të mos influencohemi nga këto veprime. I kam emrat e disa shteteve por për hir të diskrecionit po i lëmë këto informata për ne”, ka thënë Pacolli në konferencën për medie me kryeministrin Rramush Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar ministrin e Punëve…