Pacolli i shokuar nga vrasja e një të riu në Prishtinë

27 shkurt 2019 | 12:54

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i shokuar nga vrasja e një të ri në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë.

“Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz luajnë baste sportive për qejf, për të testuar…