Pacolli, i tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan

18 shkurt 2020 | 14:48

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ku një zyrtare policore ka vrarë vetën dhe katër anëtarët e familjes së saj.

Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit që të marrin masa në mënyrë që raste të tilla mos të përsëritën kurrë.

“I tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Tragjedi të tilla prekin gjithë popullin tonë, prandaj duhet me urgjencë të marrim masa që ngjarja të tilla të mos përsëritën kurrë më në vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

I tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqëve. Tragjedi të tilla…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Dienstag, 18. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot…