
Pacolli i uron Bidenit punë të mbarë në pozitën e presidentit të ShBA-së
07 janar 2021
| 14:34
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar fillim të mbarë të punës si president i ShBA-së, Joe Biden.
Pacolli ka thënë se bota ka nevojë për punë dinjitoze nga ana e Bidenit.
“Kongresi Amerikan ka miratuar zyrtarisht fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. E përgëzoi presidentin dhe i uroi shëndet të mirë dhe fillim të mbarë në punën e tij dinjitoze për çka bota demokratike ka nevojë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.