Pacolli insiston për auditim ndërkombëtar të projektit VIA: Duhet transparencë e plotë dhe verifikim i investimeve
24 qershor 2026
| 20:47
Behgjet Pacolli ka njoftuar se përfaqësues ligjorë të MABCO-s nga disa qytete europiane dhe SHBA-ja janë takuar në Tiranë me përfaqësues të Avokaturës së Shtetit të Shqipërisë.
Ai ka bërë të ditur se kompania ka kërkuar sërish realizimin e një auditimi të pavarur tekniko-financiar për projektin VIA, kërkesë që sipas tij është adresuar mbi 50 herë që nga tetori i vitit 2025, por pa përgjigje konkrete.
Pacolli ka kërkuar që auditimi të realizohet nga një kompani ndërkombëtare e certifikuar, duke përfshirë verifikimin e investimeve, burimeve të fondeve, kontratave dhe dokumentacionit financiar.
Ai ka theksuar se qëllimi është garantimi i transparencës së plotë dhe përjashtimi i çdo dyshimi për parregullsi në projekt.



