Haxhiu: Vota në diasporë po shkon duke u kriminalizuar prej VV-së

24 qershor 2026 | 20:05

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” ka folur rreth procesit zgjedhor të 7 qershorit.

Haxhiu tha se vota e diasporës po keqpërdoret nga partia në pushtet, teksa tha se shtabi zgjedhor i partisë së tij do duhej të ushtronte ankesë.

“Ne po e shohim që rezultati në diasporë po ka impakt të drejtpërdrejt, ka fakte të mjaftueshme që vota në diasporë është duke u keqpërdorë prej subjektit që është në pushtet. Ka pasë fakte edhe në zgjedhjet e kaluara, më vjen keq që shtabi zgjedhor i PDK-së edhe në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje nuk ka bërë ankesë, ka pasë mijëra argumente të faktuara për votat në diasporë…”

Sipas tij, vota në diasporë ka mundësi manipulimi duke qenë që në shumë ambasada të Kosovës nuk punojnë kamerat dhe mungojnë vëzhgues të PDK-së dhe partive tjera.

“Para zgjedhjeve duke e ditur atë procesin që ka ndodhur, kam kërkuar nga shtabi zgjedhor dhe kryesia e partisë që të ketë numër më të madh të vëzhguesve në diasporë, edhe te votat në ambasada, por edhe te monitorimi i procesit të votimit me postë. Vota në diasporë po shkon duke u kriminalizu prej Vetëvendosjes dhe për fat të keq partitë opozitare nuk po arrijnë me mbrojtë votën e qytetarëve në diasporë. Informacioni që kam prej njerëzve në diasporë është që pothuajse në çdo ambasadë ka pasur nga dy kutia rezervë që janë ruajtur në konsullatë ose te ambasadori, pastaj në shumicën e ambasadave të Kosovës nuk punojnë kamerat, vëzhgues të PDK-së dhe partive tjera nuk ka pasë kështu që mundësia e manipulimit ka qenë e madhe. Kemi raste që as e votat e kryesisë së PDK-së në qytete të caktuara nuk kanë dalë në rezultatin përfundimtar edhe pse ata kanë marrë pjesë”, shtoi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga…