Pacolli ka një mesazh për deputetët para votimit të presidentit

04 prill 2021 | 17:24

Sot për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës do të tentohet të zgjedhet presidenti i Kosovës.

Tashmë, në Kuvendin e Kosovës ka arritur deputeti i listës së LDK-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë të përgjegjshëm.

“Shpresoj që deputetët të jenë të përgjegjshëm të krijohen institucionet e Kosovës, të zgjidhet presidenti, të fillojë punën qeveria e presidenca, sepse tani Kosova ka më së shumti nevojë”, ka thënë Pacolli.

I pyetur se a e ka votuar Vjosa Osmanin, për presidente Pacolli është përgjigjur se ka votuar, por se kë vota është sekrete.

Kujtojmë se përveç Vjosa Osmanit kandidat për president është edhe Nasuf Bejta.

Pacolli është deklaruar kundër shkuarjes në zgjedhje të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas fitores ndaj…