Ramadani: Kanë mbetur edhe nëntë finale

04 prill 2021 | 17:23

Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas fitores ndaj Ballkanit.

“Xhebrailat” fituan në Suharekë me rezultat minimal 0-1.

Pas ndeshjes, Ramadani tha se kanë mbetur edhe nëntë finale, derisa tregoi se iu kishte shpjeguar futbollistëve se një gol do ishte vendimtar.

“Ishim përgatitur për një derbi të vërtetë, për një luftë sportive në mesfushë dhe e arritëm qëllimin. I thash futbollistëve se duhet të luftojmë të shënojmë një gol për barazim apo fitore dhe doli që ai autogol të jetë vendimtar për fitoren”

“Ajo ndeshje ndaj Gjilanit tregoi se ishte vetëm një ditë e keqe dhe nuk ishte fati në anën tonë”.

“E nisëm mirë, fituam Superkupën dhe tani jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës. Janë nëntë finale për ne, por edhe për Dritën edhe Ballkanin dhe shpresojmë që në fund të dalim mirë”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britney Spears do të paguajë gati 2 milionë Dollarë për…