Probleme të reja për Britney Spears

04 prill 17:22

Britney Spears do të paguajë gati 2 milionë Dollarë për avokatët e babait, nëse gjykata e miraton vendimin. Në një deklaratë të paraqitur së fundmi nga avokatët e Jamie Spears, babai i këngëtares 39-vjeçare po kërkon që pasuria e saj të mbulojë kostot e gati 2 milionë Dollarëve.

Jamie po kërkon gjithashtu miratimin e kompensimit të tij si kujdestar, duke përfshirë 16,000 Dollarë në muaj, plus 2,000 Dollarë në muaj për koston e shpenzimeve të zyrës nga afati kohor i përmendur në dokument nga 1 Nëntori 2019 deri më 28 Shkurt 2021.

Lajmi vjen disa javë pasi avokati i Britney, Samuel Ingham, tha gjatë një seance gjyqësore virtuale se planifikon të paraqesë një kërkesë nga gjykata në seancën e tyre më 27 Prill, për të bërë Jodi Montgomery kujdestarin e përhershëm të Britney.

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Bunjaku-Rexhepi në një prononcom për T7 ka sqaruar se…