Bunjaku për treshen që s’po e voton Osmanin: Kanë të drejtë sepse janë linçu

04 prill 2021 | 17:20

Valentina Bunjaku-Rexhepi në një prononcom për T7 ka sqaruar se pse nuk mori pjesë në votimin e parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ajo tha se ka qenë lartë në sallë dhe kur ka arritur poshtë është mbyllur votimi.

“Ka qenë keqkuptim, kam qenë nalt, porsa kam mbërri poshtë u mbyll votimi. Do të marrë pjesë në votim sikurse LDK-ja, kam kërku nga Osmani të mos manipulohet…”, tha ajo në T7.

Tutje ajo tha se Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj kanë të drejtë që spo e votojnë Vjosa Osmanin.

“Mendoj që ata e kanë thënë fjalën e tyre qysh në fillim, besoj se kanë të drejtë sepse janë linçu gjatë qeverisjes së tyre, LDK-ja nuk e ka obligim të sigurojë kuorumin, ndërsa LDK-ja ka marrë qëndrim të qëndrojë në seancë”, tha ajo ndër të tjera.

Tutje, ajo mohoi se ka pasur presion për ta votuar Osmanin.

“Asnjë presion s’ka pasur, por me reagimin e Kurtit për projektligjin për Zgjehdjet mu duk sikur Osmani u manipulu dhe kërkova nga Osmani “o reflekto o nuk ke votë”. Ajo reflektoi dhe tani ja ku jam”, shtoi ai.

Ndryshe seanca për votimin e presidentit pritet të nis në orën 17:00, shumë nga deputetet janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieber kohët e fundit bëri një vizitë në Burgun…