Krasniqi në gjashtëvjetorin e arrestimit të ikrerëve të UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka reaguar në gjashtëvjetorin e arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kritikuar Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj tyre.
Krasniqi ka deklaruar se Kosova nuk e ka fituar lirinë duke pritur që dikush t’ia dhuronte, ndërsa ka shprehur qëndrimin se ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces që, sipas tij, lidhet edhe me pozitat politike që kanë mbajtur.
Ai ka pretenduar se Gjykata Speciale nuk po i gjykon katër krerët për veprimet e tyre individuale, por për postet politike që kanë pasur.
Në reagimin e tij, deputeti i PDK-së ka përmendur edhe prokurorin Jack Smith, duke kritikuar deklarimet e tij lidhur me përgjegjësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së dhe strukturat e organizatës.
“Jo rastësisht Smith këmbëngulte që drejtoria politike e UÇK-së ishte organ mbi organet tjera. Jo rastësisht duan t’i bëjnë përgjegjës personat që në një mënyrë apo tjetër ishin të lidhur me shtabin e UÇK-së. Pasojat e 16 shtatorit nuk ndihen tani, por vetëm pas një kohe të gjatë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se, pavarësisht deklarimit të Smithit se UÇK-ja nuk ishte në gjyq, përmbajtja e fjalës së tij prej rreth 90 minutash, sipas Krasniqit, e kundërshtonte këtë qëndrim



