Pacolli kërkon nga institucionet e BE-së ta respektojnë vendimin e PE-së për vizat

28 mars 2019 | 16:50

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, pas mbështetjes që Parlamenti Evropian (PE) i ka dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave, ka thënë së është koha e fundit që institucionet tjera të Bashkimit Evropian ta respektojnë vendimin e legjislativit të kësaj organizate.

Pacolli ka thënë se lëvizja e lirë në Evropë është e drejtë themelore njerëzore.

“Përkrahje e lartë e Parlamentit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike. Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur të enjten në…