Pacolli komenton vizitën e Grenellit: Zgjidhjet do të vijnë nga ekonomia, këtë e kam thënë prej 2004-s

24 janar 2020 | 21:05

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në të gjithë mesazhet e ambasadorit amerikan Richard Grenell, të dërguarit presidencial për dialogun, fjala kyçe ishte ekonomia.

“T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do të vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj”, ka shkruar Pacolli.

“Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre!”, ka theksuar Pacolli.

Postimi i plotë i tij:

Po e shofim që në të gjithë mesazhet e Ambasadorit amerikan Grenell,  të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia. T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do të vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj.

Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve  që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndërshqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime.

Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veproimë në kohë! Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot!

Më mirë vonë se kurrë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Istrefi ka publiuar disa fotografi mjaft të bukura nga…