Pacolli: Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka dëgjuar këshillat amerikane

28 shkurt 2019 | 14:16

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur për takimin që kanë pasur sot në zyrën e presidentit Hashim Thaçi me zyrtarët e lartë amerikanë.

Duke iu referuar kërkesës ShBA-së për pezullimin e takës, ka thënë se Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka dëgjuar këshillat amerikane.

“Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane. Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, njëherësh edhe anëtar i delegacionit, shtetëror për bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Si ekip, njoftuam partnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

“Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me ShBA-në është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm. Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim. Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan. Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Grantit të Performancës, nënkryetari i Komunës së…