Pacolli: Kurz është një mik i Kosovës

29 maj 2018 | 21:18

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se kancelari austriak është një mik i madh i Kosovës, në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Pacolli përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se Austria është një investitor serioz në Kosovë.

“Bashkë me Presidentin Thaçi patëm një takim shumë përmbajtësor me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Ai është një mik i madh i Kosovës, në rrugën tonë të sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Austria është një investitor serioz në fushën e ekonomisë dhe na ka mbështetur në fushën e demoktratizimit, arsimit dhe cultures”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët europianë miratuan sot një reformë për punësimin e lirë,…