Pacolli: Me politikan si Dodik rajoni s’mund të ecë përpara

03 shtator 2018 | 20:42

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka anuluar vizitën në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Ky anulim ka ardhur pas paralajmërimeve nga Presidenti i Republikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se delegacioni kosovar nuk është i mirëseardhur në Banja Llukë.

Pacolli me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se ka thënë se me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecë përpara.

“Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën përpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë…