Pacolli në Bruksel: Ka kaluar koha e qasjes asimetrike ndaj Kosovës

17 dhjetor 2018 | 16:44

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se në takimin për MSA-në në Bruksel, ka theksuar se si askush nuk kishte reaguar kur Serbia dhe Bosnja kanë shkelur mbi parimet e CEFTA-s.

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kunder Republilës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka publikuar fjalimin e tij…