Pacolli: Ne duhet të jemi të bashkuar si komb dhe si dy vende

27 janar 2020 | 18:38

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë të bashkuara si komb dhe si dy vende.

Në ceremoninë e diplomimit të diplomatëve të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ai ka thënë se këto dy vende kanë nevojë për një rifillim si komb dhe si dy vende.

Postimi i plotë i Pacollit në llogarinë e vet në “Facebook::

Tejet i nderuar sot, që me ftesë të ministrit Cakaj mora pjesë në ceremoninë e diplomimit të diplomatëve të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe të jem Mentor i kësaj gjenerate të re diplomatesh shqiptarë.

Kjo ngjarje paraqet një moment dhe një mundësi për të reflektuar mbi të tashmen dhe të ardhmen e politikës së jashtme shqiptare dhe të Kosovës.

Ashtu siç brenda vendit Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përparim në tejkalimin e sfidave, në politikën tonë të jashtme ne nuk pranojmë një rend rajonal që ende shënohet nga mbetjet e së kaluarës, i cili nuk pasqyron në mënyrë të duhur rëndësinë e vendeve tona.

Politika e jashtme është e shpejtë në natyrë. Ndonjëherë distanca është e nevojshme për të kuptuar se sa shpejt kanë përparuar Kosova dhe Shqipëria në 20 vitet e fundit. Por vendet tona përballen me sfida të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtar të komunitetit Euro-Atlantik dhe që Kosova të jetë një pjesë e plotë dhe e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Ne duhet të jemi në gjendje të kuptojmë mjedisin ku gjindemi, qëllimet që synojmë dhe aspiratën që ndjekim. Ne nuk duhet ta marrim si të mirëqenë që vendet tona janë të sigurta dhe të lira.

Konsensusi ynë aktual i politikës së jashtme, mendja dhe pritjet e përqafuar nga partitë politike në vitet e fundit, nuk është adekuat për kohën tonë, dhe nuk është i arsyeshëm për të ardhmen tonë.

Kjo mungesë e konsensusit kombëtar na ka shpërqendruar nga problemet reale me të cilat ndeshemi në mjedisin ndërkombëtar. Na ka lënë të papërgatitur për sfidat me të cilat përballemi. Konsensusi po refuzohet nga elitat e vendeve tona, po shihet si dobësi dhe jo si fuqi e shtetit dhe kombit.

Duhet të punojmë në përfeksionimin e artit të bindjes. Duhet të bëhemi gati dhe fillojmë të planifikojmë në baza afat gjatë si do të bashkëveproj Kosova dhe Shqipëria në botë, dhe të fillojmë të përpilojmë strategji dhe agjendë të çështjeve që synojmë ti avancojmë tutje.

Ne duhet të dimë se çfarë duam. Kur kemi synime dhe aspirata duhet të gjejmë instrumentet e nevojshëm. Por qëllimet, aspiratat dhe instrumentet nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një politikë të suksesshme të jashtme.

Ne duhet të jemi të bashkuar si komb dhe si dy vende. Ne kemi dy zëra në skenën ndërkombëtare, kjo është fuqi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ne duhet të kemi një konsensus. Ne duhet t’i japim fund politikës së shekullit të kaluar. Ne kemi nevojë për një rifillim si komb dhe si dy vende.

Të besosh në të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kosovës është detyrë e të gjithëve. Të jetosh dhe të formësosh atë të ardhme është një privilegj që diplomat të rinjë do të gëzojnë.

Nuk kam dyshim se do t`i përkushtohen sipërmarrjes së përjetshme për të ndihmuar në arritjen e një Shqipërie që është gjithnjë e më e drejtë, gjithnjë e më e prosperuar dhe gjithnjë e më e respektuar midis kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard…