Pacolli në Konferencën e OBI-t lobon për njohje të Kosovës

05 maj 2018 | 12:26

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë në Bangladesh.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se me ftesë të homologut të tij nga ky vend po merr pjesë në Konferencën ministrore të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Daka të Bangladeshit.

Postimi i plotë i tij:

Në Bangladesh…
Nga vizitat në shtete të veçanta të Azisë, mbërrita në Daka, Bangladesh ku si i ftuar i homologut tim të këtij vendi po marr pjesë në Ministerialin e 45 të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik. Kryeministrja e vendit Sheikh Hasina e çeli konferencën ku marrin pjesë dhjetra ministra të jashtëm të vendeve antare, vëzhguese,etj. U takova me shumë homologë, me synim njohjen e Kosovës, zgjerimin e miqve për antarsim në Interpol, etj. Mes tyre takova dhe ministren e jashtme të Kanadasë, ku jetojnë 1,5 milionë myslimanë. “kini besim në mbështetjen tonë se ne jemi miq të Kosovës”, më tha Kristia Freeland.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është optimiste se qytetarët…