Pacolli: Nëse demarkacioni votohet në shkurt, vizat hiqen në qershor

14 dhjetor 2017 | 22:24

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nëse në shkurt të vitit 2018 Kuvendi ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në qershor.

Pacolli, në një intervistë për “RTV Dukagjini”, ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi duhet të përfundojë para festës së Pavarësisë së Kosovës.“Në Bruksel na thuhet se shumë shpejt do të kemi liberalizim të vizave. Do të kemi liberalizim të vizave deri në qershor, nëse në shkurt miratohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, deklaroi Pacolli.

Ai po ashtu shtoi se nëse në shkurt nuk miratohet Demarkacioni, nuk di se çfarë do të ndodhë me çështjen e liberalizmit të vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka njoftuar se…