Pacolli ngushëllon popullin italian për tragjedinë në Gjenova

14 gusht 2018 | 21:19

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime popullit italian rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gjenova të Italisë, ku kanë humbur jetën të paktën 35 persona.

Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër duke shkaktuar dëme të mëdha të infrastrukturës italiane.

“Me shume pikëllim po e përcjell situatën në Itali, ku aksidentalisht humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit Italian dhe familjeve të viktimave”, ka shkruar Pacolli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami Procesi i Vettingut mbi sistemin e drejtësisë është…