Pacolli niset në turneun e tij diplomatik në Azi

02 maj 2018 | 22:32

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi për ku është nisur sot pas përfundimit të vizitës në Itali.

“Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi, ku do të merr pjesë në konferencën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka me 5 dhe 6 Maj, 2018”, thuhet në njoftimin për media.

Në margjina të kësaj konference, Pacolli do të zhvillojë takime me Ministra të Jashtëm të shteteve që e kanë njohur dhe atyre që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Pas pjesëmarrjes në këtë Konferencë Ministri i Jashtëm, Pacolli, do të vizitojë edhe disa shtete të tjera në këtë kontinent. Organizata për Bashkëpunim Islamik i ka 57 shtete anëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi është kualifikuar në finale të “play-offit” në basketbollin…