Bashkimi finalisti i parë

02 maj 2018 | 22:30

KB Bashkimi është kualifikuar në finale të “play-offit” në basketbollin kosovar.

Klubi nga Prizreni ishte suprem ndaj Rahovecit në të tria ndeshjet, transmeton Koha.net.

Bashkimi e fitoi përballjen e sotme me rezultat prej 91-106.

Për Bashkimin kjo është finalja e tretë këtë edicion, pas finales së Kupës së Kosovës dhe Ligës Ballkanike, të cilat i kishte humbur.

Rivalin e finales mund ta mësojë nesër, nëse Prishtina e mposht Yllin në Suharekë, pasi klubi nga kryeqyteti udhëheq 2-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firma e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, e cila ishte në…