Pacolli: Nuk dua që të rinjtë të zhgënjehen

29 shtator 2019 | 17:14

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur një tubim me qytetarët e Pejës në ditën e pestë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

Të pranishmëve në këtë tubim, i pari u drejtua Gent Begolli, i cili sapo ka aderuar në AKR, i cili ka thënë se do të dalin fitimtarë më 6 tetor.

“Sot është një vlerë tepër e madhe që në mesin tonë ka shume të rinj dhe kjo është vlera jonë ma e madhe. Peja qytet historik i kulturës dhe i biznesit, është vlera dhe qyteti më i çmuar i yni, sa herë po rri me z. Pacollin me shtynë me dashtë Pejën më shumë, meqë Pacolli e donë shumë vendin e tij, Gollakun. Unë besoj që në këto zgjedhje do të jemi fitimtarë”, është shprehur Begolli.

Ndërsa presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk dëshiron që të rinjtë të zhgënjehen.

“S’kisha dëshiruar asnjëherë të ndodhë që juve me ju zhgënjyer e sidomos këtë energji këtë rini. Unë e dua Gollakun tim, për arsye se nëse se dua Gollakun s’kisha pasur mundësi ta dua as Pejën e as vendin me dashur. Peja është një qytet shumë elegant, ka qytetarë zotëri, ka bukuri natyrore që tjerët nuk i kanë. Mua me lidh me Pejën biznesi që unë e kam nis me Pejën”.

“AKR-ja është një parti ndryshe, nuk është si tjerat është liberale e djathtë, ku çdo rritje e sheh nëpërmjet punës dhe jo fjalëve boshe. Çdo gjë e sheh të arritur vetëm nëpërmes punës. AKR-ja në 2017 është profilizuar në parti liberale në Evropë ku njihen si njerëz zotëri e konstruktive, që nuk ka asnjë shenjë popullizmi”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët e tjerë për deputetë, Ekrem Mustafa, Selim dhe Islam Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio deklasoi sot Genoan, pasi e mposhti me rezultat 4-0.…