Pacolli: Nuk mund të hidhërojmë miqtë amerikanë dhe evropianë

15 qershor 2020 | 23:51

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se thirrja e negociatorit të Presidentit amerikan Donald Trump, ambasadorit Richard Grenell, dhe ardhja e kryenegociatorit europian Mirsolav Lajçak nesër në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi, pa dallim kërkon ta zgjidhë shpejt problemin e hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare.

“Po ne? Perëndimi ishte bashkë kur na çliroi dhe bashkë duhet të jetë dhe sot. Këtë i thashë dy vjet më parë homologut tim gjerman Heiko Mass në misionin e vendit të tij në OKB: ne besojmë se aksi amerikano gjerman, anglez, francez e Italian, duhet të jetë faktori kryesor për përfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë- Serbi”.

“Ne duhet t’ i jemi mirënjohës Presidentit Trump që nëpërmjet angazhimit vendimtar të Ambasadorit Grenell i dha energji të re dialogut dhe shtyu dhe Bashkimin Evropian të ishte më aktiv”.

“Ne si Kosovë duhet t’i jemi mirënjohës këtij aksi dhe të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-ve apo midis demokratëve dhe republikanëve në fushatën zgjedhore amerikane. Sot kur Serbia ka marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Kinën, BE-në, Indinë dhe duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-të, ne kosovarët, s’mund të hidhërojmë miqtë e sigurt- amerikanët dhe miqtë tanë evropianë që ishin bashkë në 1999 dhe na dhanë atdheun”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtohen infektimet me Covid-19 në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë. Raportohet…