Pacolli paraqet një biletë aeroplani, thotë se atë e shkëmbeu me deputetin e LDK-së

03 prill 2021 | 22:51

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se me Vjosa Osmanin para nisjes së seancës së Kuvendit, kishte një bisedë normale.

Ai para gazetarëve ka prezantuar një biletë aeroplani, që sipas tij është letra që shkëmbeu me deputetët e LDK-së, njofton Klan Kosova.

“Po e kryej obligimin e deputetit sipas përgjegjësisë edhe për shtetin edhe qytetarët. Vota është e fshehtë. Kam marr pjesë në votim. Kam kryer obligimin tim me shumë përgjegjësi ndaj atyre që më kanë votuar dhe shtetit të Kosovës”, është shprehur Pacolli.

“Jam kthyer nga rruga për të qenë në këtë moment të rëndësishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kam votuar dhe kam votuar sipas përgjegjësisë time. Është dashtë të përfundojë sonte procesi i votimit. Kosova e meriton të ketë president dhe besoj se do të ketë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka një pasuri…