Pacolli: Policia e Kosovës, më modernia në rajon

06 shtator 2018 | 13:44

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 19-vjetorit të themelimit.

Ai ka thënë se me punë dhe përkushtim maksimal, Policia e Kosovës është policia më moderne në rajon.

“Policia e Kosovës shënon 19-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë ditë, krahas mirënjohjes së thellë për heronjtë të cilët çdo ditë kujdesen për sigurinë tonë të përgjithshme, kujtojmë edhe 19 policët që në këto vite të ekzistimit kanë rënë në krye të detyrës. Me punën e ndershme dhe përkushtimin maksimal, djemtë dhe vajzat e Policisë së Kosovës kanë shndërruar forcën tonë policore në më modernen dhe më të besueshmen në rajon! Suksese të reja!”, ka shkruar pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i rrjetit social “Twitter”, Jack Dorsey, u ka…